Ankara, 9 mars, NOA - Kryeministri turk, Rexhep Erdogan i ka rezervuar një takim të veçantë kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në kuadrin e pranisë së saj në Samitin Botëror "Të drejtat e Grave lidhin Lindjen me Perëndimin". Nga ana e tij, Erdogan theksoi se Turqia dhe qeveria e tij po i kushtojnë gjithnjë e më tepër vëmendje çështjes së promovimit të të drejtave të grave.
"Turqia dhe Shqipëria mbeten jo vetëm vende të lidhura nga tradita historike e miqësisë dhe bashkëpunimit, por gjithnjë e më shumë ato po kthehen në dy partnerë strategjikë dhe faktorë të rëndësishëm të stabilitetit dhe sigurisë në rajon", tha ai, duke shtuar se në katër vitet e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar dhe në nivelet më të larta.
Gjatë bisedës, u theksua se biznesi turk vlerëson lehtësimet dhe klimën e favorshme që është krijuar në Shqipëri për investitorët e huaj.
Ndërkaq, të dy bashkëbiseduesit u shprehën se synimi dhe ambicia për të kapërcyer vlerën e një miliard dollarëve të shkëmbimeve tregtare nëpërmjet dy vendeve. n.e/NOA