Durrës, 9 mars, NOA Update - Projekti për restaurimin e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" t'i jepet Federatës, pasi do mbështetet edhe nga FIFA e UEFA. Një fakt të tillë e ka deklaruar gjatë mbledhjes së Asamblesë Zgjedhore për zgjedhjen e presidentit të ri të Federatës Shqiptare të Futbollit, Ange Maria Vilar, zëvendës president i FIFA/UEFA-s.
Në garën ku janë vendosur përballë tre kandidatët Armand Duka, Refik Halili dhe Rudi Vata, përfaqësuesi i FIFA-UEFA përgëzoi ndër të tjera në fjalën e tij ministrin e Kulturës dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri për frymën e re që ka sjellë në sportin shqiptar, duke shtuar se mes qeverisë e FSHF-së ka raporte të mrekullueshme.
"Presidenti i FIFA dhe UEFA njeh kontributin e ministrit për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve", tha ai.
n.e/NOA