Strasburg, 9 mars NOA - Bashkimi Evropian nuk përkrah formimin e shteteve të reja në Ballkan, i tha Radios Evropa e Lirë, Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë të Jashtme, Stefan Fule. Fule tha se BE-ja është e gatshme për një qasje të re ndaj Bosnjë e Hercegovinës, qëllimi i së cilit është lidhja e fortë e këtij vendi me Bashkimin Evropian.
"Është me rëndësi kyçe vazhdimi i marrëveshjes së Dejtonit. Çelësi është tek ndryshimet kushtetuese" në Bosnje e Hercegovinë, në mënyrë që ajo të përfshihet fuqishëm në Bashkimin Evropian, ka thënë Fule.