English

Haiti i kthen ndihmat mbrapsht

Porto Prince, 9 mars, NOA - Haitianët duhet të mësohen ta nxjerrin vetë bukën e tyre dhe jo të krijojnë varësi nga ndihmat që u vijnë nga jashtë, megjithëse ata u goditën nga një katastrofë e madhe, siç ishte ajo e tërmetit dy muaj më parë, ku humbën jetën më shumë se 220.000 njerëz. Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë kreu i shtetit të Haitit. Gati dy muaj pas tërmetit shkatërrimtar në Haiti, Presidenti Rene Preval ka arritur në një pikë që t'i kthejë ndihmat ndërkombëtare me ushqime për viktimat.

Sipas tij, bashkëkombasit e tij duhet tani të mësohen që të sigurojnë vetë përsëri nevojat e tyre dhe që të rrisin prodhimin vendas.

Në të njëjtën kohë ai bëri të ditur që 600.000 fëmijë ende vazhdojnë të mos shkojnë në shkollë.

n.e/NOA

KOMENTE