English

Kontrolli, kapet me pistoletë e fishekë

Durrës, 9 mars, NOA - Mbante të fshehura në makinë një pistoletë sportive dhe një krehër me fishekë, por është zbuluar nga policia gjatë një kontrolli të ushtruar brenda saj. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin me inicialet M.GJ., lindur në Pukë dhe banues në Durrës, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOa nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave, arma dhe fishekët që ai mbante pa leje, u gjendën në autoveturën Benz në përdorim të të lartpërmendurit, me targa DR 5025 D.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e para hetimore, ndërsa materialet për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve sportive", iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE