English

Leterme: "Jo" azileve politike

Shkup, 9 mars, NOA - Eshtë e pakuptimtë të kërkohet strehim politik për arsye ekonomike dhe prandaj Belgjika nuk do të lejojë asnjë rast azilimi nga Maqedonia, ashtu siç është kërkuar. Ky ka qenë reagimi i kryeministri belg, Iv Leterme, në Shkup lidhur me çështjen e azilkërkuesve nga Maqedonia të cilët janë shtuar shumë javët e fundit, menjëherë pas heqjes së regjimit Shengen nga Bashkimi Evropian me këtë vend ballkanik.

Bëhet e ditur se ai është takuar mbrëmë vonë me homologun e tij maqedonas, Nikolla Gruevski, me të cilin ka marrë në shqyrtim shqetësimin e ngritur për mijëra qytetarë të Maqedonisë që kanë aplikuar për strehim politik në Belgjikë, që nga heqja e regjimit të vizave. Leterm deklaroi se gjatë ditës së sotme pritet që sekretari belg i shtetit për çështje të azilit të vizitojë Kumanovën dhe Likovën, komuna këto ku llogaritet se gjatë muajve të fundit mijëra banorë të tyre kanë kërkuar azil në Belgjikë.

Ndërkaq, Belgjika ka vënë në dispozicion autobusë dhe shpenzime të saj për t'i kthyer mbrapsht këta persona në vendin e tyre. n.e/NOA

KOMENTE