English

Ndalet një vrasje në çastet e fundit

Shkodër, 9 Mars NOA - Policia parandalon krimin në qendër të qytetit Shkodër. Në çastet që mund të ndodhte ngjarja fatale. Gjithçka ka ndodhur sot në 12.45 në lagjen "Vojo Kushi" të qytetit Shkodër, pikërisht te Teatri "Migjeni'.

Burime policore i thanë agjencisë NOA se si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve antikrim, u bë e mundur, parandalimi i krimit si dhe kapja e arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit Franc Hoti, banues në këtë qytet.

Gjithçka erdhi pas një konflikti për motive të dobëta me 19-vjeçarin E.Gj., banues ne Shkodër. Por në këtë konflikt janë përfshirë dhe 4 djem të tjerë, bashkëmoshatarë të dy protagonistëve kryesorë në ngjarje.

Në një moment ende të paqartë, Franc Hoti, ka shkrepur në mënyrë të pavullnetshme armën e zjarrit tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje.

Shërbimet policore, kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë kështu të mundur shmangien dhe parandalimin e një krimi.

Në lidhje me ngjarjen, policia tha se arrestoi 24-vjeçarin si dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, kurse u bë shoqërimi në ambientet e Komisariatit, i katër të rinjve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Sakaq, materialet në ngarkim të Franc Hoti, do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të "Kanosje", "Prishje të rendit dhe qetësisë publike" dhe "Armëmbajtje pa leje".

r.d/e.l/NOA

KOMENTE