Lushnjë, 9 Mars NOA - Përplasja e dy makinave sot herët në mëngjes shkaktoi vdekjen e një 50-vjeçari. Ngjarja ndodhi në orën 01.30 të ditës së sotme në rrugën rurale në fshatin Krutje të rrethit Lushnje, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
Bëhet e ditur se janë përplasur automjetet tip "Benz" me targë LU 7358 B me drejtues shtetasin Roland S. dhe automjeti tip "Fiat" me targe LU 1044 B me drejtues shtetasin Tomorr K.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, ka mbetur i vdekur shtetasi Tomorr K. 50 vjeç, banues ne Lushnjë.
Nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Lushnjë po punohet për zbardhjen e rrethanat si dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, deklaruan burimet zyrtare policore.
e.b/e.l/NOA