English

Policia pranon rrahjen në Ruzhdie

Fier, 9 Mars NOA - Policia e Fierit ka pranuar sot zyrtarisht për rrahjen e një banori në fshatin Ruzhdie të Fierit, ngjarje që lidhet me sherret paselektorale në atë zonë që ka marrë famë së fundi nga deklaratat e shumta politike të PD dhe PS.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08.00, në qendër të fshatit Ruzhdie të rrethit Fier është rrahur dhe goditur shtetasi Isuf K.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit Rrapo dhe Pëllumb Myrtaj, banorë të fshatit Ruzhdie.

I dëmtuari në bazë të aktit mjeko-ligjor ka marrë dëmtime të tjera që kërkojnë deri në nëntë ditë paaftësi të përkohshme në punë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

e.b/e.l/NOA

KOMENTE