English

PS në Kuvend: Miratoni nismat tona

Tiranë, 9 mars, NOA - Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka rinisur sot diskutimet për nismat e Partisë Socialiste mbi ndryshimin e ligjit në baze të të cilit ngrihen komisionet hetimore, ku të pranishëm në komision edhe deputetët socialistë.

Nga ana e tij, relatori i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri në fjalën apeloi komisionin të miratojë projektligjin si një shenjë e vullnetit për zgjidhje, duke shtuar se ligji i jep fund krizës dhe sjell më shumë transparencë në procesin zgjedhor.

Konkretisht, në njërën prej këtyre nismave socialistët kërkojnë të sanksionojnë me ligj hapjen e kutive të votimit, kur këto kërkohen nga shumica e anëtarëve të komisionit hetimor parlamentar.

Ndërkaq, nisma tjetër e paraqitur prej PS-së lidhet vetëm me zgjedhjet e 28 qershorit 2009, ku selia rozë propozon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar të përbërë nga 15 anëtarë, ku shumica i takon partisë më të madhe të opozitës.

n.e/NOA

KOMENTE