English

Shalsi: Arka e shtetit është bosh

Tiranë, 9 mars, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi ka reaguar sot, pas deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme, Lulëzim Basha mbi buxhetet bashkiake, duke deklaruar se vendi po futet në krizë ekonomike. Ndër të tjera, deputeti socialist u shpreh se "ministri i Punëve të Brendshme të familjes Berisha, i cili sot duhet të ishte në bankën e të akuzuarve për grabitjen e rrugës me tunel të shembur, flet për rritje buxhetesh bashkiake, ndërkohë që qeveria po ua kalon një pjesë të krizës së buxhetit të saj, pikërisht bashkive e komunave".

Sipas tij, arka e shtetit është bosh, faturat e qytetarëve po rriten përditë, ekonomia po rrënohet dhe pushteti i vjedhur i 28 qershorit po mundohet ta mbajë popullin me gënjeshtra.

"Ne duhet ta largojmë këtë pushtet, përpara se të ketë shkatërruar çdo gjë", u shpreh ai.

n.e/NOA

KOMENTE