English

Tërmeti, Berisha ngushëllon Erdoganin

Tiranë, 9 mars, NOA - Kryeministri Berisha i ka shprehur përmes një mesazhi, ngushëllimet kryeministrit të Turqisë, Erdogan, për viktimat e shkaktuara nga tërmeti në Anatolinë Lindore. "Me keqardhje të thellë mësuam për tërmetin që ra në Anatolinë Lindore, si pasojë e të cilit humbën jetën disa dhjetëra qytetarë të vendit tuaj dhe u shkaktuan dëme të tjera materiale", nis mesazhi i kryeministrit shqiptar, ndaj homologut turk.

"Më lejoni që në këtë çast hidhërimi, t'Ju shpreh, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, si dhe në emër të të gjithë shqiptarëve, ngushëllimet më të sinqerta e ndjenjat e solidaritetit njerëzor, për këtë humbje të madhe, jo vetëm për familjet e viktimave, por edhe për qeverinë e kombin tuaj. Të gjithë shqiptarët ndajnë me Ju, me familjet e viktimave dhe me popullin mik të Turqisë dhimbjen për këtë humbje të rëndë dhe luten që shpirtrat e tyre të prehen në paqe. Shfrytëzoj rastin t'Ju ripohoj, i dashur mik, sigurimet e konsideratës sime më të lartë", përfundon ngushëllimin e tij Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE