English

Vrasja në Shkodër, identifikohet autori

Shkodër, 9 mars, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës kanë mundur të identifikojnë autorin e ngjarjes fatale dje në qytetin verior, ku një djalë 17-vjeçar mbeti i vrarë nga goditja me pistoletë e një bashkëmoshatari të tij.

Lajmi konfirmohet nga burimet e policisë së Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, autori i krimit të rëndë është A.Brahimi, 18 vjeç, banues ne lagjen "Ahmet Haxhija", Shkodër.

Mësohet se ai ka qëlluar dje në orën 18.00, në lagjen "Tom Kola" të Shkodrës, pikërisht në vendin e quajtur "Dugajt e reja" me pistoletë, për motive të dobëta, 17-vjeçarin E. Thana, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen me të mbërritur në spitalin e Shkodrës.

Nga ana e policisë, u kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore, ndërsa u bë shpallja në kërkim e autorit të krimit dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërsa materialet në ngarkim të autorit Brahimi iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të "Vrasjes me dashje" dhe "Armëmbajtjes pa leje".

n.e/NOA

KOMENTE