English

Zbulohen anije të mbytura në Mesjetë

Stokholm, 9 Mars NOA - Gjenden anije të përmbytura nga shekulli i dymbëdhjetë duke bërë që zona në Detin Baltik të shndërrohet në arenë kërkimesh jo më vetëm për gaz por edhe për reliket antike.

Një kompani që bën kërkime në Detin Baltik për gaz natyror e cila po e ndërton gazpërçuesin nënujor ndërmjet Rusisë dhe Gjermanisë, ka bërë zbulimin e jashtëzakonshëm.

Konfirmohet se pjesë të dhjetëra anijeve të fundosura janë gjetur në Detin Baltik nga kompania e gazit.

Peter Norman, përfaqësues nga Instituti për Trashëgimi Kombëtare në Suedi tha se disa mbeturina të anijeve datojnë nga Mesjeta dhe mund të jenë deri 800 vjet të vjetra, ndërsa të tjerat nga shekujt e 17-të deri në atë të 19-të, por gjithsesi, kërkimet do të vazhdojnë.

KOMENTE