Elbasan, 10 mas, NOA - Dita e Verës është festa pagane që nuk ka një datë fikse se kur ka nisur festimin. E sigurt është që kjo festë e kthen qytetin e Elbasanit në qendër të gjithë Shqipërisë me këngët, ëmbëlsirat, aktivitetet e ndryshme. Elbasanasve u është kthyer në refleks festimi i kësaj dite, por që janë pothuaj të gjitha qytetet e Shqipërisë që e kanë kthyer datën 14 mars, pra Ditën e Verës në një ditë feste.
Veç ballokumeve Dita e Verës në Elbasan do të nisë sivjet edhe me paradën poetike të Festivalit Poetik Ballkanik "Trëndafilat e Elbasanit", në teatrin "Skampa".
E veçanta e festimeve të Ditës së Verës këtë vit në Elbasan është pjesëmarrja e një grupi të njohur nga Amerika. "Mariachi Imperial de America", grupi më i mirë në Huston, Teksas dhe i njohur në programin televiziv "Mirëmëngjes Amerikë" vjen në Shqipëri për t'i prezantuar publikut shqiptar një përvojë të re kulturore. Një gjini e muzikës meksikane, që kombinon traditën spanjolle me instrumentimin indigjen, Mariachi simbolizon diversitetin e përvojës kulturore amerikane. "Mariachi Imperial de America" do të japë koncert në datën 14 mars në qendër të qytetit të Elbasanit si pjesë e festimeve të Ditës së Verës. Ardhja e tyre në Shqipëri bëhet e mundur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Festivali Folkloristik Tipologjik Mbarëkombëtar i Këngës Popullore
Në Elbasan, përgjatë datave 11-12 mars do të zhvillohet Festivali Folkloristik Tipologjik Mbarëkombëtar i Këngës Popullore në Teatrin Skampa. Në të marrin pjesë grupe folklorike nga qytetet e Elbasanit, Tiranës, Shkodrës, Lushnjës, Vlorës, Ulqinit, Beratit, Kavajës, Peshkopisë, Fierit, Korçës, Durrësit, Gjakovës etj.
Secili grup folklorik do të sjellë më të mirën e traditës së qytetit të tij.
Dt. 11-12 mars
Ndërsa po në kuadër të Ditës së Verës në Elbasan festa fillon ditë më parë.
Datë 11 mars, ora 18.00
Koncert i Ansamblit "Isuf Myzyri" me rastin e 30-vjetorit të vënies së emrit, në teatrin "Skampa".
(Hapja zyrtare e festimeve të Ditës së Verës)
Datë 12 mars, ora 19.00
Koncert i Ansamblit "Isuf Myzyri" në sheshin para Kalasë.
Datë 13 mars, ora 11.00
Ceremonia e hapjes së panairit tregtar "Dita e Verës", në Pallatin e Sportit "Tomorr Sinani".
Ora 18.00
Ceremonia e hapjes së veprimtarive të Festivalit Poetik Ballkanik "Trëndafilat e Elbasanit".
Ora 21.00
Koncert i Grupit Muzikor "DELADAP", në sheshin përpara Kalasë.
Datë 14 mars
Ora 08.30
Kros i shkollave 9-vjeçare të qytetit, përgjatë bulevardit "Qemal Stafa".
Ora 09.00
Karnavalet e shkollave 9-vjeçare të qytetit, përgjatë bulevardit "Qemal Stafa".
Ora 09.30
Aktivitete artistiko-kulturore për fëmijë, në sheshin përpara Kalasë.
Ora 12.00
Parada poetike e Festivalit Poetik Ballkanik "Trëndafilat e Elbasanit", në teatrin "Skampa".

m.s/NOA