English

Ashton: Heqja e vizave çon para reformat në Ballkan

Bruksel, 10 mars NOA - "Heqja e regjimit të vizave dhe tregtia e lirë janë elementë të rëndësishëm në duart e politikës evropiane për të çuar përpara reformat në Ballkan".

Kjo është deklarata e një prej zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Europian, Catherinë Ashton, e cila në një fjalim në Parlamentin Europian, ka theksuar nevojën e integrimit të rajonit të Ballkanit në Bashkimin Europian.

Komisonerja për Politikën e Jashtme dhe Zëvendëspresidentja e KE-së, Ashton ka theksuar gjatë fjalës së saj në PE, se "Bashkimi Evropian duhet të dëshmojë se është në gjendje të ndihmojë reformat në vendet fqinje, nga Bjellorusia në Marok, nëse dëshiron që të merret seriozisht si lojtar global"

Gjithashtu, shefja e diplomacisë evropiane gjatë një paraqitje në Parlamentin Evropian theksoi se edhe në Ballkan Bashkimi Evropian duhet të këmbëngulë për reforma politike.

NOA/EL

KOMENTE