Tiranë, 10 mars, NOA - Grupi Parlamentar i Deputetëve të Partisë Socialiste do të vendosë sot në lidhje me pjesëmarrjen në seancën e nesërme të votimit. Mbledhja e nisur pak minuta më parë do të marrë në shqyrtim dhe "sfidën" që mazhoraca i ka bërë opozitës për miratimin e një rezolute që ka të bëjë me heqjen e vizave.
Qëndrimi i Partisë Socialiste për rezolutën dhe bojkotin do të bëhet publik pas mbledhje se deputetëve të PS-së.
Në mungesë të kreut të PS-së, Edi Rama, mbledhja e grupit drejtohet nga kryetari i deputetëve të PS-së, Gramoz Ruçi.
m.xh/NOA