English

Hyseni, në Strasburg për integrimin

Strasburg, 10 Mars NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni gjendet në Strasburg, ku gjatë ditës së sotme (e Mërkurë), ka planifikuar të zhvillojë takime të shumta në Parlamentin Evropian.

Ndërkohë dje ministri Hyseni, iu drejtua grupit punues Pan Evropa, në një sesion të veçantë, për të folur për arritjet e Kosovës në dy vitet e pavarësimit të saj, për sfidat dhe vështirësitë që ajo përballet dhe me ato që e presin në të ardhmen.

Qëndrimin e tij në Strasburg, ministri Hyseni, pritet që ta shfrytëzojë po ashtu edhe për të takuar disa anëtarë të parlamentit Evropian, udhëheqës grupesh punuese edhe nga vende që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

a.b/NOA

KOMENTE