English

Ilir Meta në Beograd

Tiranë, 10 mars, NOA - Shqipëria e konsideron "historike" vizitën e nesërme të nënkryetarit të qeverisë dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta në Beograd. Deklarata është bërë nga shefi i kabinetit të zëvendëskryeministrit, Ilir Meta, Sokol Dervishaj, duke konfirmuar dhe vizitën e kreut të diplomacisë shqiptare në Serbi.

Gjatë vizitës dyditore, zyrtarët shqiptarë dhe serbë do të bisedojnë për "marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, stabilitetin në rajon dhe integrimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian", bënë të ditur agjencia e lajmeve AFP.

Njoftohet se Meta do takohet me presidentin Boris Tadiq, ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiq dhe nënkryetarin e qeverisë serbe, Bozhidar Djeliq.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë shqiptar prej vitit 2005, kur në Beograd qëndroi ish shefi i diplomacisë, Kastriot Islami.

NOA/EL

KOMENTE