Pekin, 10 Mars NOA - Varkëtarët mund të punojnë nudo dhe kjo do të tërheqë vëmendjen e shumë turistëve të cilët janë të interesuar, këtë gjë po kërkojnë të bëjnë në Kinë për punonjësit të cilët përshkojnë lumin Yangtze.
Ky propozim ka ndezur shumë reagime në Kinë dhe sidomos për vetë punonjësit.
Kjo ide është hedhur nga një drejtues lokal i Partisë Komuniste ku sipas tij punonjësit nudo do të tërhiqnin vëmendjen e shumë turistëve dhe do të ishte diçka tepër e mirë për turizmin në vend.
Deri tani mund të themi se asgjë nuk ka ndryshuar por kjo ide do të diskutohet në ditët në vazhdim dhe debatet për të priten të jenë shumë të ndezura.
r.b/NOA