English

Konferencë për gruan dhe fëmijën

Prishtinë, 10 Mars NOA - Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë (OBSH) organizon Konferencën dyditore "Drejt përmirësimit të shëndetit të grave dhe fëmijëve të Kosovës". Kjo konferencë e nisur sot, synon të bëjë bashkë vendimmarrësit kryesor në shëndetin e grave dhe fëmijëve dhe shëndetin riprodhues (Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK, KKShNF, UNICEF, UNFPA dhe partnerëve tjerë të involvuar në këtë fushë), për të trajtuar planet e veprimit për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës.

Pjesëmarrës, janë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Alush Gashi, Shefi i Zyrës së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber, përfaqësues të organizatave të OKB-së në Kosovë dhe institucioneve vendore.

Synimi i përgjithshëm i konferencës do të jetë planifikimi i përgjigjes së koordinuar drejt shëndetit të përmirësuar të grave dhe fëmijëve në Kosovë dhe arritjes së objektivave të mijëvjeçarit që lidhen me shëndetin e fëmijëve dhe grave.

Kjo është pjesë e zbatimit të Strategjisë Rajonale të OBSh-së mbi shëndetit seksual dhe riprodhues dhe strategjisë Evropiane të OBSh-së mbi shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Organizatorët thanë se objektivat specifikë të konferencës janë:

Të shqyrtohet niveli i zbatimit të Projektit të Përbashkët të Agjensioneve të KB "Përmirësimi i shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë";

Të diskutohet përkrahja teknike dhe profesionale e nevojshme për fuqizimin e kapaciteteve dhe funksionimit të Zyrës së Shëndetit të Nënës dhe Fëmijës dhe Shëndetit Riprodhues (ZShNFShR) në MeSh;

Të paraqiten komponentat e strategjisë rajonale të OBSh-së mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, strategjia evropiane për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, qasjen Evropiane strategjike për bërjen e shtatzënisë së sigurt të nevojshme për fuqizimin e kapaciteteve nacionale për të siguruar kujdes cilësor për shëndetin e nënave, të porsalindurve, fëmijëve, adoleshentëve dhe të shëndetit riprodhues në Kosovë;

Të vendoset për qasjen më të mirë ndaj përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të kujdesit për ShNF të siguruara brenda KPSh/MF në Kosovë;

Të krijohen mekanizmat koordinues dhe mbikëqyrës të aktiviteteve të planifikuara të projektit (KEP, MISF, SRrF, Strategjia e shëndetit të adoleshentëve dhe shëndetit riprodhues)

Kurse rezultatet e pritura janë:

Plani i veprimit të OBSh-së për dyvjeçarin e ardhshëm (2010-2011) i sinkronizuar me planet dhe objektivat e punës së MeSh-it dhe partnerëve implementues;

Vendimi për krijimin e Grupeve Punuese të caktuara mbi aspekte të ndryshme të Shëndetit të Nënës dhe Fëmijës dhe Shëndetit Riprodhues.

a.b/NOA

KOMENTE