English

Kriza, Rama sërish në Strasburg

Tiranë, 10 mars, NOA - Vazhdimi pa zgjidhje i krizës politike në vend, duket e se ka drejtuar sërish kryesocialistin Rama drejt zyrave të Strasbugut, ku ai pritet që të takohet me personalitete të larta evropiane dhe bëhet me dijeni se në këtë takim ai është i shoqëruar edhe nga deputetët Taulant Balla e Arben Ahmetaj. Ndërsa i ka takuar edhe herë të tjera gjatë javëve të fundit në kuadrin e krizës politike, thuhet se Rama do të ketë sërish kontakte me zëvendëspresidentin e Parlamentit Europian Libor Ruçek, nënkryetarin e grupit socialist në Parlamentin Evropian, Hanes Svoboda si dhe Martin Shulc presidenti i Partisë Socialiste Evropiane në Parlamentin Evropian.

Ky hap i ri diplomatik i Ramës kryhet në një kohë kur deputetët e Partisë Socialiste janë duke negociuar në parlament mbi nismat ligjore të paraqitura prej tyre për hetimin e zgjedhjeve.

n.e/NOA

KOMENTE