Itali, 10 Mars NOA - Piloti i skuderisë së Ferrarit, Felipe Massa është shprehur tepër i gatshëm për fillimin e kampionatit të Formula 1 të këtij viti.
Piloti po pret me padurim rikthimin e tij në pistë pas aksidentit që pësoi vitin e shkuar në Hungari.
Me sa duket Massa ndihet mjaft mirë me makinën e tij të re dhe është tepër optimist për këtë sezon.
"Jam i gatshëm për këtë sfidë dhe ndihem në formë për fillimin e këtij kampionati", - deklaroi Felipe Massa duke shprehur gatishmërinë e tij dhe entuziazmin për fillimin e këtij kampionati.
Sipas pilotit, këtë kampionat të Formula 1, ai së bashku me shokun e tij të skuadrës Fernando Alonson, krijojnë një dyshe mjaft të fortë dhe do të jenë ndër pretendentët kryesorë të këtij sezoni.
r.b/NOA