Tiranë, 10 mars, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy-ditore në Republikën e Serbisë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të dikasterit të Jashtëm për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se nesër Meta do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore në Serbi me ftesë të homologut të tij serb, Vuk Jeremiç. Bëhet me dijeni ndër të tjera se gjatë vizitës, veç bisedimeve zyrtare me Jeremiç, Meta do të zhvillojÑ‘ takime të veçanta edhe me presidentin serb, Boris Tadiç. zv/kryeministrin pÑ‘r Integrimin Evropian, Bozhidar Gjeliç, zv/kryeministrin Ivica Daçiç si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Serbi.
Në axhendën e vizitës do të jenë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, si edhe të bashkëpunimit rajonal dhe ndÑ‘rkombÑ‘tar, ndërsa pritet tÑ‘ nënshkruhen edhe marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.
Vizita zyrtare e Metës në Beograd është një tregues i qartë i prioritetit që politika e jashtme e Shqipërisë i jep zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve me vendet e rajonit në kuadër të përshpejtimit të perspektivës evropiane për vendet tona.
n.e/NOA