English

Mjedisi, me mjedise të reja

Prishtinë, 10 Mars NOA - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës, ka zhvendosur zyrat e saj qendrore dhe departamentet në lokacion të ri.

Burime zyrtare nga dikasteri i thanë agjencisë NOA se këto ditë, MMPH-ja ka zhvendosur zyrat e saja qendrore dhe departamentet në lokacion të ri i cili gjendet në Ndërtesën e Re të Qeverisë (ish Pallati i Mediave), nga kati 14 deri në katin 17.

Për të interesuarit, orari i punës mbetet i njëjtë, prej orës 8:00- deri në 16:00. Po ashtu numrat e telefonave dhe adresa elektronike mbetet e pandryshuar.

a.b/NOA

KOMENTE