English

PS: Ligji i ri i SHISH, skenar antidemokratik

Tiranë, 10 mars, NOA - Ndryshimet në ligjin për Shërbimin Informativ Kombëtare janë cilësuar nga Partia Socialiste si një skenar antidemokratike. Deputeti i PS-së, Ilir Gjoni, në një deklaratë për shtyp kundërshtoi pikat e projektligjit të mazhoracës duke i cilësuar ato si jo profesionale.

Në emër të PS-së, Gjoni ka theksuar se këto ndryshime, të propozuara nga qeveria në ligj nuk janë të domosdoshme. "Ligji aktual nuk e pengon shërbimin (SHISH-in) që të merret me mbledhjen e informacioneve dhe përgatitjen e tyre për qeverinë nëse ka një kërkesë nga ana kryeministrit ose dhe presidentit, por duhet thënë mbi të gjitha se këto informacione duhet të mblidhen kur kjo veprimtari cënon sigurinë kombëtare, që është dhe esenca e përdorimit të këtij shërbimi", u shpreh Gjoni.

Veç kësaj, Gjoni ka kundërshtuar dhe heqjen e mandatit të drejtuesit të SHISH-it. "Vendosja e afatit kohor për mandatin e Drejtorit të Shërbimit bëhet me qëllimin e vetëm të zëvendësimit të tij me ndonjë tjetër që të merret dhe drejtohet siç e dëshiron ai që po e propozon, pra Sali Berisha", u shpreh Ilir Gjoni.

Sipas tij me ndryshimet e propozuara Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një zëvendësues i shërbimeve të tjera.

"Shërbimi i inteligjencës dhe ai i kundërinteligjencës janë për të siguruar kombin dhe shtetin, nga kërcënimet e huaja kryesisht kërcënimet e reja asimetrike", u shpreh Gjoni.

KOMENTE