English

PS thyen bojkotin për vizat

Tiranë, 10 mars, NOA Update - Socialistët do të jenë nesër në seancën parlamentare ku pritet të votohet rezoluta për liberalizimin e vizave. Vendimi për thyerjen e bojkotit është marrë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Deputetëve të Partisë Socialiste.

Megjithë mos miratimin e kërkesave të PS-së në komisionet parlamentare, opozita ka vendosur të tolerojnë në seancën e nesërme, për integrimin e vendit.

Mbledhja e grupit u drejtua nga kryetari i deputetëve të PS-së, Gramoz Ruçi, duke qenë se kreu të PS-së, Rama ka qenë në Bruksel ku u takua me drejtues të Partisë Socialiste Europiane.

Gjithashtu kreu i PS-së, përveç çështjes së kutive, në takimet me eurodeputetët ka folur dhe për procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë.

m.xh/NOA

KOMENTE