English

Rivendosen raportet mes KFOR dhe FSK

Prishtinë, 10 mars, NOA - Duket se marrëdhëniet mes KFOR-it dhe Forcës për Siguri të Kosovës kanë rinisur sërish pasi ato "ngrinë" për tre ditë me radhë që kur policët kosovarë u shfaqën të armatosur në ceremonitë për ndër të të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bëhet me dijeni se KFOR rifilloi sot trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës FSK, sipas një deklarate për shtyp të lëshuar nga ky institucion.

"Ne konfirmojmë se KFOR-i do të rifillojë ushtrimin e rolit të tij si trajnues dhe kujdestar për FSK", thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, thuhet se vendimi u mor pas bisedimeve për zgjidhjen e çështjes të zyrtarëve të lartë kosovarë, presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi, me komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Markus Bentler.

"Rezultati është një marrëveshje e re, e cila mbulon përdorimin e njësisë ceremoniale të FSK-së, e cila do të vazhdojë të përdorë armë të demilitarizuara, kur kjo miratohet nga komanda e KFOR-it", thuhet në deklaratën për shtyp. Rifillimi i bashkëpunimit të KFOR-it me FSK-në u konfirmua edhe nga zyra e presidentit të Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE