Tërmet në Kosovë, s'ka të dhëna për viktima
Tërmet në Kosovë
Prishtinë, 10 mars, NOA - Në Kosovë nuk do të ketë tërmete me pasoja katastrofale, ndaj popullata nuk duhet të jetë e frikësuar.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni Sllavica Radovanoviç, drejtoreshë e Institutit Sizmologjik të Serbisë, e cila ditë më parë kishte paralajmëruar se në Rrafshin e Dukagjinit po akumulohet energji sizmike.
Gjithsesi, sipas saj, këto paralajmërime janë bërë me të madhe nga mediat, pasi në të vërtetë tërmetet nuk kanë për të qenë të fuqishme në Kosovë, edhe sikur të ndodhin.
"Nuk parashikohet ndonjë katastrofë siç po ndodh në vende të tjera të botës nga tërmetet", është shprehur Radovanoviç.
Sipas saj, matjet do të vazhdojnë dhe më vonë mund të konkludohet nëse tërmeti që ndodhi sot ishte ai kryesori për të cilin Instituti Sizmologjik i Serbisë kishte paralajmëruar.
"Bazuar në matjet që do t'i bëjmë në vazhdim do të mund ta parashikojmë se a ishte ky tërmeti kryesor që është pritur apo mund të ketë edhe një tërmet më të fuqishëm", ka deklaruar ajo.
n.e/NOA
Më shumë mbi argumentin:
Tërmet në Kosovë, s'ka të dhëna për viktima
Tërmet në Kosovë