Përrenjas, 10 mars, NOA - Forcat e policisë së Përrenjasit kanë mundur të vënë në pranga dy persona mëngjesin e ditës së sotme, të akuzuar si të përfshirë në një trafik droge.
Lajmi konfirmohet paraprakisht prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se në këtë mënyrë, ata kanë shkatërruar edhe rrjetin e trafikantëve të drogës në qytetin e vogël lindor, pasi këta ishin kryesuesit e tij.
Ndërkaq, thuhet se janë shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë, të cilët gjenden të përfshirë në këtë rrjet trafiku droge.
Më tej, thuhet se forcat e policisë kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e 1 kg lënde narkotike gjatë aksionit për kapjen e dy drejtuesve të rrjetit të trafikantëve të drogës.
Por policia ende nuk i paraqet emrat e të ndaluarve dhe as atyre të të shpallurve në kërkim, ndërsa është ende duke mbledhur informata rreth tyre, për të zbardhur krejt skemën e trafikimit të drogës.
n.e/NOA