Shkodër, 10 mars, NOA - Qyteti i Shkodrës është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas asaj që ndodhi pardje në mbrëmje kur një adoleshent vrau me pistoletë bashkëmoshatarin e tij apo parandalimit të një krimi dje nga policia në kohën e duhur.
Këtë radhë bëhet fjalë për një sasi lënde plasëse, e cila ka shpërthyer pranë banesës së Gjon Lepurit, një 48-vjeçar, i cili ushtron profesionin e avokatit në qytetin e Shkodrës.
Lajmi bëhet me dijeni paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga forcat e policisë së qytetit verior, duke shtuar se shpërthimi ka ndodhur në një kohë kur anëtarët e familjes së tij ndodheshin ë gjumë.
Dyshohet se lënda plasëse ka qenë e llojit tritol dhe se ishte vendosur pranë derës së banesës, e cila është shkatërruar komplet pas shpërthimit.
Grupi hetimore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe janë duke kryer veprimet e para për të zbardhur rrethanat dhe zbuluar autorët e këtij shpërthimi.
n.e/NOA