English

DASH: Korrupsioni, ende problem i mprehtë

Uashington, 11 mars, NOA - Korrupsioni në qeverisje mbetet ende një problem serioz dhe i pazgjidhur ende për Shqipërinë.

Një fakt i tillë, krahas shumë problematikave të tjera ekzistuese konstatohet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në botë.

Konkretisht, në kapitullin për Shqiprinë, thuhet se vendi mbajti zgjedhjet në vitin 2009 dhe se "ato u vlerësuan nga ODIHR si hap para por ende vihet re mangësi, pasi opozita ka bojkotuar Kuvendin që prej muajit shtatori, teksa kërkon hetim parlamentar për këto zgjedhje".

Më tej, raporti vlerëson se diskriminimi dhe trafikimi mbeten probleme të mprehta për Shqipërinë.

Përveç zgjedhjeve që mbeten problem në Shqipëri, raporti citon edhe korrupsionin si një problem serioz dhe të pazgjidhur.

"Ka patur disa arrestime të zyrtarëve të lartë, por përsëri korrupsioni mbetet pengesë për reformat", citon raporti, duke shtuar se sistemi i drejtësisë nuk vepron në mënyrë të pavarur.

n.e/NOA

KOMENTE