Tiranë, 11 mars, NOA - Deputetët socialistë do të jenë sërish të pranishëm sot në parlament, në kuadrin e miratimit të një rezolute për vizat, propozim ky i bërë nga deputetët e Partisë Demokratike. Vendimi u caktua dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, duke marrë në konsideratë faktin se procesi i liberalizimit të vizave është shumë i rëndësishëm për vendin dhe duke mos dashur që selia rozë të bëhet pengesë e këtij procesi.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, u vendos që të jetë deputeti Ditmir Bushati ai që do të publikojë qëndrimin e Partisë Socialiste sot në Kuvend në lidhje me liberalizimin e vizave.
Ndërsa ky i fundit ka refuzuar, duke propozuar që këtë ta bëjë sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Arta Dade.
n.e/NOA