English

Dokumente falso për punë, nis hetimi

Durrës, 11 mars, NOA - Një 57 vjeçare në qytetin e Durrësit është në procedim penal nga policia me akuzën për falsfikimin e dokumenteve për të hyrë në punë.

Lajmi bëhet i ditur nga drejtoria e Policisë së Durrësit e cila jep dhe detaje mbi ngjarjen.

Sipas saj shtetasja S.D. e lindur në vitin 1953, dyshohet se në vitin 2003 ka paraqitur pranë Drejtorisë Rajonalë të Sigurimeve Shoqërorë Durres dokumente të falsifikuara për të përfituar pension si punonjëse e administratës shtetërore.

"Po kështu nga verifikimet e kryera rezulton se në vitin 2000 familja e kësaj shtetaseje është regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile të Bashkise Manëz me dokumente të falsifikuara", thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Policia deklaron se ka nisur procedim penal për këtë çështje dhe shtetasen F.S e cila ka qenë punonjëse e gjendjes civile në Manës.

m.xh/NOA

KOMENTE