English

Gazetarët e Kosovës reagojnë për lirinë e medias

Prishtinë, 11 mars, NOA - Deklarata e Reporterëve pa Kufij që vlerëson se në Kosovë kërcënohen gazetarët ka sjellë dhe reagimin e Unionit të Gazetarëve të Kosovës (UGK). Në një deklaratë për medias Unioni i Gazetarëve të Kosovës shprehet i shqetësuar për lirinë e shprehjes në Kosovë e sidomos me keqësimin e saj në ditët e fundit.

"Reagimi i organizatës "Reporterët pa Kufij", në të cilin dënohen sulmet mbi gazetarët në vendin tonë, është një shqetësim edhe për Unionin e Gazetarëve të Kosovës", thuhet në deklaratë.

UGK vlerëson se në mënyrë të përsëritur ka kërkuarnga mekanizmat ndërkombëtarë dhe institucionet e Kosovës, që të jenë më të vëmendshme dhe të bëjnë më shumë në përmirësimin e lirisë dhe shprehjes në Republikën e Kosovës.

"Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), iu bënë thirrje kolegëve gazetarë që për asnjë moment të mos lejojnë që t'i nënshtrohen presioneve politike, mirëpo në vazhdimësi ta ngrehin zërin për lirinë dhe mundësinë e veprimit të tyre", thuhet në njoftimin e Unionit .

Gjithashtu deklaron thekson se UGK konsideron se liria e shprehjes është njëri nga kushtet për anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, prandaj duke pas parasysh këtë UGK, bënë thirrje për plotësimin e këtij standardi.

m.xh/NOA

KOMENTE