Athinë, 11 mars, NOA - Në Greqi ka nisur të zhvillohet një grevë e përgjithshme 24-orëshe, kundër programi të publikuar nga qeveria Papandreu për pakësimin e shpenzimeve. E organizuar nga punëmarrësit e shërbimeve publike dhe të ekonomisë private, ajo parashikon një pezullim të punës në të gjithë vendin. Parashikohet që ahkollat, doganat dhe zyrat e tatimeve të jenë të prekura nga greva dhe po ashtu transporti publik dhe aeroportet.
Qeveria socialiste me programin e saj të kursimit dëshiron t'i përmbahet premtimeve ndërkombëtare dhe të rimëkëmbë shtetin e goditur financiarisht.
Por duket se kjo ka rebeluar punonjësit, të cilët janë përfshirë në greva herë pas here ditët e fundit.
n.e/NOA