Lushnjë, 11 mars, NOA - Forcat e policisë së Lushnjës, kanë mundur të arrestojnë në flagrancë dy persona, të cilët rezultonin të shpallur në kërkim prej saj. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Asqeri Çela, lindur dhe banues në Lushnjë dhe 22-vjeçarin Ermir Kalemasi, lindur dhe banues në Dushk të Lushnjës.
I pari ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale "Kanosje e gjyqtarit", parashikuar nga neni 317-25 i Kodit Penal, e kryer në bashkëpunim ndaj personit me inicialet Z.H në cilësinë e avokatit në një çështje civile. Ndërsa i dyti qe shpallur në kërkim nga komisariati i Gjirokastrës pasi ishte dënuar me 6 muaj burg për veprën penale "Falsifikim i letër-njoftimeve, pasaportave e vizave", parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal.
n.e/NOA