English

Kuvendi shtyn për të hënën nismat e PS

Tiranë, 11 mars, NOA - Propozimet ligjore të Partisë Socialiste për transparencën e zgjedhjeve do të shqyrtohen të hënë në Komisionin e Ligjeve. Ky është vendimi që ka marrë mbledhja e sotme e komisionit të ligjeve, e cila u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

Deputetët e mazhorancës vlerësuan se ligjet e sjella nga opozita në Kuvend janë antikushtetuese dhe deputetët e opozitës duhet tu bëjnë një riformulim. .

"Në tërësi draftet e paraqitura nga Partia Socialiste janë antikushtetuese", u shpreh deputeti i PD, Eduard Halimi.

Ndërsa deputetët e PS-së kanë deklaruar se mazhoranca ka sy standarde në shqyrtimin e kresave të tyre.

Sipas deputetes Vasilika Hysi, PD tregohet e hapur për të pranuar kërkesat, por nuk pranon miratimin e tyre.

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i LSI, Nasip Naço ka theksua se dokumentet ligjore të propozuara nga PS-ja duhet të jenë në funksion të parimeve kushtetuese dhe rekomandimeve të OSBE.

m.xh/NOA

KOMENTE