English

Lind beben, shkon në shkollë te tjetri

Gruaja 32-vjeçare ka sjellë në jetë një fëmijë vetë dhe menjëherë, më pas ka shkuar në shkollë për të marrë djalin tjetër

Sh.B.A, 11 Mars NOA - Gjithçka ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një grua pasi solli në jetë një fëmijë e vetme pa ndihmën e doktorëve, më pas shkoi për të marrë djalin tjetër i cili ishte në shkollë.

Gruaja jeton në Harrodsburg dhe quhet Kelly Bottom, ajo është 32 vjeç dhe sipas saj ajo nuk e dinte që ishte shtatzanë dhe e kuptoi këtë gjë vetëm kur mori dhimbjet.

Më pas në një situatë të papritur ajo mori vetë gjithçka përsipër, duke e lindur vetë fëmijën, e duke prerë vetë kërthizën dhe më pas, pasi kreu çdo gjë, shkoi të merrte fëmijën tjetër në shkollën ku ndodhej.

Një fakt tepër i çuditshëm ky që ka ndodhur me gruan 32 vjeçare i cili ka habitur të gjithë që janë vënë në dijeni të kësaj ngjarjeje.

r.b/NOA

KOMENTE