English

Lirohet Ejup Ganiq

Londër, 11 mars, NOA - Gjykata britanike e ka liruar me pagesë garancie ish zyrtarin e lartë boshnjak Ejup Ganiq, i cili ishte arrestuar më herët këtë muaj, në bazë të akuzave nga Serbia për krime të luftës.

64 vjeçar, Ganiq ishte arrestuar më 1 mars në aeroportin londinez, Hithrou, sipas fletarrestit të Serbisë, lidhur me vrasjen e trupave jugosllave në Bosnjë në vitin 1992.

Serbia e akuzon Ganiqin se ka urdhëruar vrasjen e më se 40 ushtarëve, që ktheheshin nga Sarajeva, në fillim të luftës.

Raportohet se ai duhet të mbetet në Londër dhe rregullisht t'i paraqitet policisë.

NOA/EL

KOMENTE