English

Meta foli me Thacin para se te takohet me Vuk Jeremic

Beograd, 11 mars, NOA Update - Zv/kryeministri Ilir Meta ka zhvilluar nje bisede telefonike me kryeministrin e Republikes se Kosoves Hashim Thaci dhe menjehere pas kesaj telefonate eshte futur ne nje takim koke me koke me ministrin e Jashtem serb, Vuk Jeremic.

Lajmi konfirmohet per agjencine e lajmeve NOA nga burime prane stafit te zv/kryeministrit qe po ndjek axhenden dyditore ne Beograd.

Te njejtat burime i thane NOA-s se Meta dhe Thaci kane folur se bashku lidhur me temen e bisedimeve shqiptaro serbe, por nuk u dhane detaje te tjera.

Bisedimet Meta-Jeremic u zhvilluan ne seline e ministrise se Jashtme serbe, koke me koke, pa pranine e mediave dhe pertej cdo parashikimi zgjaten mese dy ore.

Pas bisedes mes tyre dhe delegacioneve te dy paleve te kryesuara nga Meta dhe Jeremic, ndonese ishte paralajmeruar nje konference per shtyp, permes zyres per shtyp te Jeremic u lajmeua se asnje nga gazetaret nuk do te lejohej te bente pyetje.

Ne deklaratat qe bene, si Meta dhe Jeremic vleresuan si te rendesishme rritjen e nivelit te marredhenieve mes dy vendeve.

Nderkohe lidhur me Kosoven, Meta pranoi se "dy palet ndajne qendrime krejtesisht te ndryshme", por shtoi se ata ishin te te njejtit mendim se e ardhmja e te gjithe rajonit te Ballkanit i perket integrimit ne Evrope.

***

Pasi është takuar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç dhe ka kryer homazhe pranë varrit të ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç, ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka inicuar një takim kokë më kokë me homologun e tij serb, Vuk Jeremiç.

Që të gjitha këto, në kuadrin e një vizite dy-ditore që ai ka ndërmarrë sot në Beogradin zyrtar, e cila do të vijojë edhe ditën e nesërme.

Më herët, bëhet me dije se ai nënshkroi me zëvendës/kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm serb, një pakt për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të drogës.

Kurse në lidhje me takimin që kreu me presidentin serb, u konfirmua se palët kanë theksuar rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit dypalësh.

n.e/NOA

KOMENTE