English

Meta, takim kokë më kokë me Jeremiçin

Beograd, 11 mars, NOA Update - Pasi është takuar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç dhe ka kryer homazhe pranë varrit të ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç, ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka inicuar një takim kokë më kokë me homologun e tij serb, Vuk Jeremiç.

Që të gjitha këto, në kuadrin e një vizite dy-ditore që ai ka ndërmarrë sot në Beogradin zyrtar, e cila do të vijojë edhe ditën e nesërme.

Ndërkaq, burime konfidenciale nga delegacioni që po shoqëron Metën në Beograd, pohojnë se ai ka zhvilluar paraprakisht edhe një bisedë telefonike me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, ndërsa është duke kryer këto takime të rëndësishme në kryeqytetin serb.

Më herët, bëhet me dijeni se ai nënshkroi me zëvendës/kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm serb, një pakt për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të drogës.

Kurse në lidhje me takimin që kreu me presidentin serb, u konfirmua se palët kanë theksuar rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit dypalësh.

n.e/NOA

KOMENTE