Tiranë, 11 mars, NOA - Ka filluar të zhvillohet seanca e radhës e Kuvendit, gjatë së cilës pritet të miratohet rezoluta e Partisë Demokratike që mbështet procesin e liberalizimit të vizave, ku të pranishëm pritet të jenë pas pak edhe deputetët e Partisë Socialiste pas një vendim i të grupit të tyre parlamentar për të mos u bërë pengesë në procesin e heqjes së vizave me Bashkimin Evropian.
Pritet që grupi opozitar të paraqesë qëndrimin dhe vërejtjet si dhe plotësimet e tij për rezolutën e propozuar nga mazhoranca sot në Kuvend.
Në këtë mënyrë, Partia Socialiste e ka thyer edhe një herë bojkotin e parlamentit të iniciuar para gjashtë muajve në emër të rezistencës për të kryer transparencën e procesit të 28 qershorit.
Duke vlerësuar se procesi i liberalizimit të vizave është shumë i rëndësishëm për vendin dhe duke mos dashur që të bëhen pengesë e këtij procesi, deputetët e PS-së kanë diskutuar dje në mesditë dhe kanë vendosur që të jenë të pranishëm në seancë vetëm për këtë pikë të rendit të ditës, duke vijuar bojkotin për pjesën tjetër të axhendës parlamentare.
n.e/NOA