Tiranë, 11 mars, NOA - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, me anë të së cilës kërkohet që t'i jepet ndihmë ekonomike familjes së ish deputetit te PS-se, Fatmir Xhindi, i cili u nda nga jeta vetëm pak muaj më parë.
Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e ministrise Ekonomisë, e cila sqaron dhe përmbajtjen e letrës.
Në shkresën e tij, ministri Dritan Prifti shpreh shqetësimin se familja e ish deputetit Xhindi është në kushte të vështira ekonomike, pasi ka një kredi shtëpie për të shlyer dhe fëmijët e tij janë në vazhdim të studimeve.
Për këtë arsye, ministri z. Prifti ka kërkuar që shteti t'i vijë në ndihmë familjes së ish deputetit Fatmir Xhindi.
I menjëhershëm ka qenë dhe
reagimi i Kryetares se Kuvendit Topalli duke iu drejtuar Kryeministrit Sali Berisha me një propozim, që shlyerja e kredisë së strehimit për familjen Xhindi të bëhet nga ana e qeverisë.
m.xh/NOA