Spanjë, 11 Mars NOA - Pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve ekipi i Realit të Madiridit është hedhur në sulm për të marrë shërbimet e teknikut portugez, Jose Mourinjo.
Presidenti i klubit madrilen Fiorentino Perez duket se i ka idetë e qarta dhe kërkon ta marrë teknikun zikaltër në "Bernabeu". Sipas shtypit spanjoll kontaktet me Mourinjon kanë filluar tashmë dhe Perez kërkon me ngulm shërbimet e tij, pasi me sa duket eliminimi nga Liga e Kampionëve e ka hidhëruar atë.
Në krahun tjetër Mourinjo vitin e kaluar kishte thënë në një deklaratë të tijën, se ai që do të trajnojë ekipin e Realit do të jetë një njeri me fat. Nga kjo deklaratë e tij, portugezit duket se nuk i mungon dëshira për të shkuar në Madrid dhe çdo gjë mund të ndodhë në merkaton e ardhshme.
r.b/NOA