English

Rekord gjobash në autostradë

Londër, 11 Mars NOA - Në Carlise të Britanisë së Madhe është një pjesë e autostradës e cila po thyen çdo rekord për sa i përket gjobave të vëna. Deri tani kasa e shtetit janë mbushur me plot 334 mijë sterlina vetëm për një muaj dhe të gjitha kanë ardhur si rezultat i gjobave të marra nga shoferët. pikërisht në këtë pjesë të autostradës.

Në këtë vend limiti i shpejtësisë për makinat është tek 80 kilometër për orë ndërsa shumica e shoferëve kalojnë aty me rreth 110 kilometër për orë.

Kjo pjesë e autostradës në Carlise është e gjatë pesë kilometër dhe në qoftë se vazhdohet me këto ritme gjobash të vëna atëherë në kasat e shtetit për një periudhë kohore një vjeçare mund të bëhet një shumë e cila kap shifrën e 3 milionë sterlinave e cila do të thyente çdo rekord për shifrat e gjobave të vëna.

r.b/NOA

KOMENTE