English

Stina italiane, ja aktivitetet

Tiranë, 11 mars, NOA - Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me shumë partnerë institucionale dhe private, italiane dhe shqiptare, organizon "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi", një stinë e madhe evenimentesh kjo e cila ka për qëllim të theksojë raportin e mrekullueshëm ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë si dhe ndërmjet italianëve dhe shqiptarëve.

Ky programi përmban 25 koncerte dhe spektakle, 5 prezantime kinamatografike, 10 ekspozita fotografie, 28 konferenca, 5 manifestime sportive, 7 iniciativa në sektorin e ekonomise dhe tregtisë, 6 aktivitete në fushën e arsimit dhe 5 konkurse me tematika të ndryshme.

Hapja e evenimenteve do të bëhet më 14 mars në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, i është besuar kompanisë italiane të kërcimit akrobatik "Kataclò".

Ndërsa opera Rigoletto Giuseppe Verdit (20 Mars) dhe koncerti violinistit të famshëm Uto Ughi (8 Prill) do të inaugurojnë stinën stimuluese të koncerteve.

Ndërmjet ekspozitave që do të organizohen do të jenë ato të artit klasik dhe bashkëkohor në titullin "Classici Splendori" dhe "Atmosfere del ‘900" (21 Prill - 18 Maj), me 80 vepra nga me prestigjozet të koleksioneve të pikturës italiane (Ca' la Ghironda); regjizori Giuseppe Tornatore (Nuovo Cinema Paradiso, Baarìa), do të jetë i ftuar special në një prezantim kinematografik të rëndësishëm (28 Prill- 2 Maj).

Nga 22 deri në 25 prill, në përputhje dhe me Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, do të mbahet Salloni i Librit italian dhe shqiptar: në qendër të Tiranës do të krijohen hapësira të posacme të dedikuara leteraturës më të mirë, italiane dhe shqiptare, por mbi të gjitha dedikuar veprave letrare që shprehin lidhjen kulturore ndërmjet dy vendeve.

"Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi", do të jetë mbi të gjitha një mundësi për të diskutuar dhe reflektuar mbi tematika të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë: bashkë me politikanë dhe intelektualë të spikatur do të flitet për infrastukturën dhe Europën; e një rëndësie të vecantë do të jetë konferenca ndërkombëtare dedikuar Korridorit VIII (29 - 30 Prill) i cili do të kontribuojë për të afruar Ballkanin Perëndimor me vendet e BE-së si dhe konferenca mbi fondet europiane (IPA) për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ( 19 Maj).

Një hapësire e gjerë do t'i lihet edhe produkteve "Made in Italy" me një edicion special të Fiera del Levante në Tiranë, ndërkohë që instituti për tregëtinë e jashtme (ICE) do të realizojë evenimente promocionale të dedikuara sektorit gastronomik italian.

Kooperacioni për Zhvillim i Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane, që këtë vit mbush 20 vjet aktivitet në Shqipëri, do të jetë "protagonisti" i muajit Prill: konferenca, seminare, tavolina të rrumbullakëta dhe ekspozita do të jenë pjesë e kësaj përkujtimoreje. Gjithashtu, konkursi mbi aktivitetin e Kooperacionit për Zhvillim në Shqipëri do të vleresojë me cmime reportazhin dhe artikullin gazetaresk më të mirë.

Një konferencë shumë e rëndësishme, në të cilën do të marrin pjesë shumë personalitete do të përballet me temën "Imigracioni dhe Integrimi" (6 Maj) dhe për të mbledhur mendimet e shumta të sektorëve të shoqërise civile do të krijohet "Forumi i Dialogut të Shoqërise Civile italiane dhe shqiptare" që mund të zhvillojë një rol të rëndësishëm ndërlidhës ndërmjet institucioneve të dy Vendeve me qëllim dhënien e më shumë përgjigjeve të përshtatshme për çështjet e aktualitetit.

Por edhe arsimi është një pjesë tjetër e rëndësishme e kësaj "pranvere italiane": "ExposcuolaDireFuturo" (23-24 Mars) do të mundësojë thellimin e tematikave të formimit në shkollë.

Shqipëria është një vend me popullsi të re, kështu që të rinjtë shqiptarë do të jenë në qendër të vëmendjes së kësaj stine.

Për këtë arsye, ndërmjet shumë iniciativave, do të ketë një eveniment të madh muzikor Italodance Festival (12 qershor), aktivitete sportive si Milan School Cup (7-8 Maj), një turne futbollistik për fëmijë të shkollave shqiptare dhe një turne Beach Volley (6 Qershor) dhe një Kurs Vele i organizuar nga Trupi i Guardia di Finanza Italiane (Qershor).

n.e/NOA

KOMENTE