English

Suedia: S'ka azil për shtetasit nga Ballkani

Beograd, 11 mars, NOA - Një numër në rritje i shtetasve të Serbisë kanë kërkuar azil në Suedi, pas liberalizimit të vizave, tha ambasadori i këtij vendi në Beograd, Krister Bringeus.

"Aktualisht, janë 770 shtetas nga Serbia, shumica prej tyre romë, që kanë kërkuar azil politik", i tha ambasadori Bringeus gazetës beogradase, Danas.

"Të 770 njerëzit erdhën në Suedi gjatë dy muajve të fundit, që është numër i njejtë i njerëzve, që erdhën në Suedi gjatë gjithë vitit të kaluar", theksoi ai dhe shtoi se "jemi të shqetësuar lidhur me këtë situatë".

Mëtutje, ambasadori suedez theksoi se "asnjërit prej tyre nuk do t'i jepet azil dhe do të kthehen gjatë ditëve të ardhshme me procedurë urgjente".

m.xh/NOA

KOMENTE