Kiev, 11 mars, NOA - Parlamenti i Ukrainës e ka konfirmuar Mikola Azarov si kryeministër i ri i vendit. Para votimit, Azarov, i cili zëvendëson Julia Timoshenkon, u zotua "t'i eliminojë problemet financiare të krijuara nga qeveria e mëparshme".
Ai tha se arkat e shtetit janë të zbrazëta dhe se është realiste të pritet rihartimi i buxhetit për vitin 2010.
Azarov, ish ministër i financave dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të ri Viktor Janukoviç, u propozua sot nga shumica e re parlamentare.
NOA/EL