Slloveni, 12 mars, NOA - Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq tha se është koha që ish shtetet jugosllave t'i lënë anash dallimet që i kanë dëmtuar lidhjet që nga kollapsi i federatës.
Gjatë një vizite në Slloveni, Josipoviq tha se liderët aktualë në rajon "nuk kanë të drejtë t'i lënë probleme të pazgjidhura gjeneratës së re".
Vizita u realizua një javë para samitit BE-Ballkan, që synon përshpejtimin e integrimit të vendeve në Bashkimin Evropian.
NOA/EL